Statistika

  • Numri i Vizitorëve: 71,433

Menaxhmenti Politik për Lidershipin e Ri

TRAJNIM PASUNIVERSITAR AFATSHKURTËR

  • Përshkrimi i kursit

Trajnimi “Menaxhmenti Politik për Lidershipin e Ri” ka për qëllim të kontribuojë për përgatitjen e një lidershipi të ri të aftë për t’iu përgjigjur sfidave politike  në nivele nacionale, rajonale, evropiane dhe globale. Në kushtet kur Shqipëria është në nevojë emergjente për lidershipe të reja, me vizion dhe vullnet për të çuar përpara proceset e Integrimit dhe sfidat që ka sot shoqëria shqiptare si dhe duke u gjendur në prag zgjedhjesh vitin e ardhshëm ADSH ofron për të gjithë të interesuarit këtë trajnim tepër bashkëkohor, të veçantë dhe të nevojshëm për të gjithë të rinjtë të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e ndryshimeve të mëdha. Kohëzgjatja është 1 javë. Kursi fillon  nga momenti që aplikanti ploteson dosjen e regjistrimit. Në përfundim të trajnimit studentët pajiseni me një certifikatë të njohur nga 55 akademitë diplomatike në botë, anëtare të Forumit Ndërkombëtar për Trajnime Diplomatike, pjesë e së cilës është edhe ADSH.

  • Aplikimi

Për të aplikuar pranë këtij kursi  nevojitet dokumentacioni i mëposhtëm:

  • Fotokopje ID Card ose Pasaporte
  • Fotokopje të Diplomës Universitare

Programi

Menaxhmenti Politik për Lidershipin e Ri

Projekti i Modulit i  paraqitur nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti ,President i ADSH, Dr. Ilir Kulla Drejtor ekzekutiv i ADSH dhe stafi akademik i ketij institucioni.

Modulet

  1. Menaxhimi organizativ
  • Menaxhimi i kohës
  • Puna në ekip
  • Takime dhe këshillime punuese
  • Menaxhimi i situatave konfliktuoze
  • Negociatat
  1. Zhvillimi i analizës politike
  • Marrja e informacionit politik
  • Shqyrtimi i dokumenteve analitike politike
  • Përpunimi i argumentimit politik
  1. Ndërtimi i komunikimit politik
  • Përpilimi i strategjisë së komunikimit:propaganda, manipulimi, konflikti
  • Komunikimi verbal dhe jo verbal
  • Veprimtaria me mediat
  • Përgatitja e fjalimeve politike
  1. Fushata paraelektorale
  • Fushata paraelektorale: përgatitja paraelektorale
  • Organizimi i fushatës paraelektorale
  • Platforma tërësore dhe mesazhi elektoral
  • Bashkëpunimi me median gjatë fushatës paraelektorale

Çmimi

Trajnimi një javor kushton 100 Euro dhe mund të paguhet nëpërmjet llogarisë sonë bankare e cila është afishuar më poshtë, ose në rast pamundësie pranë Sekretarisë së Akademisë në ditën kur do të merrni lajmërimin.

Llogaria bankare: Procredit Bank, Rruga: “Sami Frashri”, P.O Box 2395, Tirana, Shqipëri; Akademia Diplomatike Shqiptare 10-263546-01-02 
IBAN - AL33209111080000102635460102, Swift Code - FEFAALTR

Kursi mund te ndiqet dhe online dhe të gjitha leksionet e kursit do të dërgohen në adresat elektronike rregullisht nga Stafi  Drejtues i Akademisë Diplomatike Shqiptare.

Pasi të keni plotësuar dokumentacionin e kërkuar për regjistrim, dërgojeni atë në adresën e mëposhtme: info@albdiploacademy.com